Fejzullahu edhe një emër i madh në turneun e 22 dhjetorit në Tiranë
November 9, 2018
0 comments
Share

Fejzullahu edhe një emër i madh në turneun e 22 dhjetorit në Tiranë

Më 22 dhjetor në Tiranë do të zhvillohet një ndër evenimentet më të mëdha të sporteve luftarake që është organizuar në Shqipëri, kurse promotor do të jetë kampioni evropian, Adriatik Cami, i cili edhe vet do të ndeshet për titull botës në WKF kundër marokianit, Agoub Zerauali.

Sipas tij, priten të jenë mbi 10 duele me emra të njohur që do ndeshen në K1, MMA dhe boks profesional. Njëra prej ndeshjeve interesante që tani më është zyrtarizuar do jetë përballja mes maqedonasit të papërshtatshëm Borçe Ivanovski dhe kampionit evropian në WKU e ISKA, Giannis Fejzullahi (Brutal).

Cekim se Giannis me prejardhje është nga Shqipëria por që karrierën e tij të shndritshme e ka krijuar në Greqi. Është një luftar shumë i fuqishëm por edhe atraktiv që gjithnjë në ring jep më të mirën, andaj përcjella e meçeve të tij janë shumë tërheqëse kështu që nuk duhet humbur këtë rast. “Kjo do jetë ndeshja ime e parë në Shqipëri dhe për këtë jam shumë i gëzuar. Jam i pagatitur maksimalisht dhe besoj shumë se do arrij të triumfoj”, tha Fejzullahu, duke shtuar se shumë pak e njeh kundërshtarin e tij. “Pak e njoh kundërshtarin tim vetëm se e di se është më i gjat se unë me trup asgjë më shumë, mirëpo sido që të jetë unë do e përballoj”.

Ndryshe, Giannis momentalisht ka 48 ndeshje ku prej tyre ka vetëm 2 humbje.  “ArenaRing” do të vazhdoj edhe në ditët në vazhdim të prezantoj dyshet e këtij eventi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *