Federata e boksit të Maqedonisë mbështet klubet me pajisje
August 27, 2020
0 comments
Share

Federata e boksit të Maqedonisë mbështet klubet me pajisje

Federata e Boksit të Maqedonisë ka dhuruar pajisje sportive për 27 klube që janë anëtare aktive të Federatës. Sipas nënkryetarit të Federatës së boksit të Maqedonisë, Faton Salihu, ky paket përbëhet nga thasë, doreza stërvitore, pezullime, mbrojtëse gome për dhemb, shirita gome, litarë stërvitje, dezinfektues. “FBM kujdeset për zhvillimin e boksit në vend me qëllim të promovimit të boksit, andaj kemi siguruar klubeve sportive pajisje për trajnim”, tha Salihu.

Ndryshe, këto janë klubet që u ndihmuan: Aperkat, Universal, Çair, Ternipe, Shkupi, Jordan Mijalkov, Center, Knockout, Bargala, Pink Panther Team, Demirovi Family, Fighter, Ace, Pelister 2007, Alexo Ognenovski, Sindy, Shkendija no limit, Shkendija boks, Kumanovo 84, Wolvs Arena, Fist Golden, Ilinden, Cigra Boxing, Tiger MBM dhe Mediteran.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *