Federata e Boksit i lutet AIBA-s
July 13, 2017
0 comments
Share

Federata e Boksit i lutet AIBA-s

Zyra e Federatës së Boksit të Kosovës, bëri të ditur se ka dërguar një letër në drejtim të Federatës së Boksit Botëror (AIBA). Ata dërguan letër në lidhje me Kampionatin Botëror që do të mbahet në fund të gushtit. “Federata e Boksit e Kosovës dërgoi letër zyrtare në Federatës Botërore (AIBA) dhe presidentit Ching Khu Wu, për pranimin e dy boksierëve me ftesë në Kampionatin Botëror që mbahet në Hamburg, nga data 25 gusht deri me 2 shtator.

Pasi që boksierëve të Kosovës nuk iu lejua hyrja në shtetin e Ukrainës në Kampionatin Evropian, ku ishin dhe kualifikimet për Kampionatin Botëror. Mbesim me shpresë se do të ftohemi të marrim pjesë në Kampionatin Botëror”, bëhet e ditur nga FBOXK-ja.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *