Fazliu revansh ndaj serbit Ivkoviç
November 7, 2023
0 comments
Share

Fazliu revansh ndaj serbit Ivkoviç

Liridon Fazliu, djaloshi me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Belgjikë ka konfirmuar portalit për sporte luftarake se ka nënshkruar marrëveshje me Nikola Ivkovic që vitin e ardhshëm të zhvillojnë ndeshje revansh në Belgjikë.

“Dua që sërish të kryqëzoj dorëzat me këtë boksier sepse ai në ndeshjen e fundit ishte shumë me fat ndaj meje, por kësaj radhe ju premtoj se nuk do të largohet nga ringu pa shënuar humbje. Dua edhe kësaj radhe mbështetjen e publikut dhe ne fund te festojmë së bashku”, tha Fazliu.

Ndeshja do te zhvillohet me 3 shkurt 2024 dhe kësaj radhe Fazliu ne ring do te paraqitet edhe me trajner te ri. Cekim se ndeshja e fundit mes këtyre dy boksierëve mbaroi me barazim.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *