
Faton Vukshinaj po përgatitet intensivisht për duelin e tij
Faton Vukshinaj i cili me prejardhje është nga Prizreni por që jeton dhe vepron në Bazel të Zvicrës më 9 dhjetor do të zhvilloj ndeshjen e tij të ardhshme në boksin profesionist. “Organizator i këtij evenimenti është shkolla ku ushtroj Kampfsportschule Basel në bashkëpunim me Arnold Gjergjaj ArnoldBox Fit.
Përgatitjet janë duke shkuar sipas plan programit, kurse muajin e ardhshëm do të shkoj në bjeshkët e Austrisë për të vazhduar me ushtrime. Mendoj se ndeshja do të jetë shumë e fortë dhe ju garantoj se do të bëj spektalët”, tha Vukshinaj ekskluzivisht për portalin e specializuar për sportë luftarake “ArenaRing”.
Ndryshe, kosovari deri më tani ka pasur 45 duele në kikboks, duke u bërë kampion i Evropës dhe i botës. Pati edhe 15 meçe në boksin amator. Ndërkohë më 4 shkurt të këtij viti ka debutuar në boksin profesionist. Fatoni deri më tash ka zhvilluar katër meçe në boksin profesionist dhe i ka fituar të gjitha, tri prej tyre me nokaut. Të fundit e fitoi në Pejë më 28 korrik, kur e mposhti boksierin nga Malavi, Limbani Masamba me pikë pas gjashtë raundeve. Ndryshe, Fatoni ka për menaxher Luan Dreshaj.