Faton Salihu pritet nga zëvendës drejtori i ARS, Izmit Nura
September 6, 2019
0 comments
Share

  Faton Salihu pritet nga zëvendës drejtori i ARS, Izmit Nura

 

Faton Salihu një emër i respektuar i boksit shqiptar i cili ishte edhe ish kampion evropian është pritur nga zëvendës drejtori i Agjencionit për Rini dhe Sport, Izmit Nura ku kanë biseduar rreth boksit në Maqedoni dhe zhvillimit të saj. Salihu i cili është kryetar i klubit të boksit Çair si dhe nënkryetar i federatës së boksit të Maqedonisë e konfirmoi takimin edhe me fotot e publikuara në fb e tij si dhe me një shënim të tij.

“Një takim me zv drejtorin e agjencionit për rini dhe sport, Izmit Nura mikun tim i cili vjen nga një familje e pasur kombëtare, intelektuale dhe morale. Biseduam për avancimin e sportit boksit dhe e njoftova për planet dhe programin e federatës së boksit të Maqedonisë”. Ndryshe, Nura ka disa muaj që ka marr këtë post të ri, kurse portali i specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” i uron punë të suksesshme.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *