Faton Salihu para 20 viteve fitoi medaljen e vetme të artë evropiane për Maqedoninë
July 19, 2017
0 comments
Share

Faton Salihu para 20 viteve fitoi medaljen e vetme të artë evropiane për Maqedoninë

Sot është një ditë historike për sportin e boksit në Maqedoni, pasi ish boksieri Faton Salihu, po në këtë ditë para 20 viteve u bë Kampion Evrope për kadet, sukses ky që fatkeqësisht nuk u arrit edhe në ditën e sodit.

Ky eveniment i cili u zhvillua në Manastir, pati edhe përkrahësit e vet, e sidomos në finale Fatoni kushte përkrahje të madhe nga populli shqiptar të cilët të organizuar erdhën për të mbështet Salihun, kurse ky i fundit me një luftë të shkëlqyeshme dhe me plot emocione arriti që të mposht përfaqësuesin nga Azerbajxhani. Deri tek ky sukses Salihu më parë u desh të mposht edhe Irlandezin, Jugosllavisë, Moldavinë dhe Rusin.

Ndryshe, pas përfundimit të ndeshjeve finale  pati festë të madhe si në Shkup ashtu edhe në të gjitha vendet ku jetojnë shqiptarët sepse u lind një krenari e re në sportin e boksit. Sot Faton Salihu është një person i suksesshëm në punën që bën, por ndërkohe ka disa vite që është edhe si nënkryetar i Federatës së boksit të Maqedonisë dhe është njëri prej mbështetësve të flaktë të boksierëve shqiptar, ku gjithnjë i del në ndihmë dhe për këtë ai gjithmonë falënderohet publikisht. Fatkeqësisht me boksin aktiv u përshëndet më herët se duhej, kurse arsyet gjithmonë janë mospërkrahja e mjaftueshme financiare për të arrit suksese kulmore.

Cekim se ai dikur ushtronte edhe sportin e mundjes, madje edhe në këtë sport ka qen i suksesshëm duke u shpall disa herë kampion i Maqedonisë. (Arena Ring)

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *