Faton Salihu do ta mbështet fuqishëm organizimin në Ferizaj
October 12, 2017
0 comments
Share

Faton Salihu do ta mbështet fuqishëm organizimin në Ferizaj

Njëri prej atyre që ka shpreh interesim që të ndihmoj evenimentin humanitar që do të zhvillohet më 29.12.2017 në Ferizaj është edhe trajneri i reprezentacionit të Maqedonisë në Boks, Faton Salihu, i cili promotorit Avdyl Salihu, njëherit nip i tij, i ka shprehur përkrahje maksimale.

“Ky aktivitet është humanitar dhe e dimë se një pjesë do të shkoj për qëllime humanitare, andaj me dëshirë iu përgjigja ftesës për ta mbështetur dhe do bëj qmos që në Ferizaj të sjelli shumë boksier me emra nga rajoni, ndër ta edhe bokserët e mi të KB Çair. Ferizaji ka publik të jashtëzakonshme dhe këtë e di sepse kam boksuar shumë herë në ringun e këtij qyteti dhe me dëshirë dua të rikthehem në këtë vend me një event të tillë. Apeloj edhe klubet tjera të kontribuojnë ne ketë ngjarje të madhe”, tha Salihu.

Ndryshe, ai shton se i përcjell garat e ICF dhe se njihet shumë mirë edhe me organizatorin Mustaf Kicaj, i cili sipas tij është një humanist dhe sportist i vërtet.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *