Faton Salihu dikur ishte “penicilinë” për kundërshtarët (Video)
Edhe Faton Salihu dikur vallëzonte si vëllai i tij, Aziz Salihu, nëpër ringjet e botës, mirëpo ky ishte me peshë më të vogël por i fuqishëm dhe shumë luftarak.
Një punëtor i madh që dinte të përgatitej me intensitet të lartë para çdo ndeshje. Salihu ishte kampion i shumëfishtë i Maqedonisë si dhe Kosovës, fitues i shumë turneve prestigjioze në Evropë si dhe ka të fituar titullin Kampion Evrope.
Fatkeqësisht me boksin aktiv u përshëndet më herët se duhej, kurse arsyet gjithmonë janë mospërkrahja e mjaftueshme financiare për të arrit suksese kulmore. Ai tani është nënkryetar i Federatës së boksit të Maqedonisë dhe është përkrahës i madh i boksierëve shqiptar dhe njohës i mirë i sporteve luftarake.
Cekim se ai dikur ushtronte edhe sportin e mundjes, madje edhe në këtë sport ka qen i suksesshëm duke u shpall disa herë kampion i Maqedonisë.