Fatmir Makolli thumbon karateistët
Gjate fundjavës në Prishtinë u zhvillua turneu memorial “”Xhavit Makolli”, por Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, është i çuditur me dështimin e turneut ndërkombëtar të karatesë “Xhevat Makolli”, pasi ka pasur nje numer te vogel pjesmarësish.
“Me vjen keq për garuesit dhe familjet e tyre që çdo vit ju i obligoni që të paguajnë pjesëmarrjen e tyre në këtë turne, kur dihet kush e përkrah turneun (Departamenti i Sportit).
Mua ish Kryetari i Federatës Karatesë Fadil Arifi më kishte sjell një konfirmim prej Federatës Evropiane që turneu është në Kalendarin e Federatës Evropiane. Me vjen keq po ju Federata e Karatesë as ne faqen e juaj zyrtare nuk e keni turneun e lajmëruar, si do që të jete unë ju falënderoj për këtë organizim. Vitin e ardhshëm nuk do mbahet një organizim i tillë, ka edhe shume arsye tjera dhe ato që i përmenda me lartë, dhe ju propozoj mos mbani gara sa për sy e faqe”, ka thënë Makolli.