Fatmir Gordin e pret duel i fuqishëm ndaj italianit
September 17, 2019
0 comments
Share

Fatmir Gordin e pret duel i fuqishëm ndaj italianit

 

Djaloshi shqiptar që po paraqitet rregullisht edhe në “Enfusion”, Fatmir Gordi, ndeshjen e radhës do ta ketë më 26 tetor në Itali, kurse kundërshtar I tij do jetë italiani, Christian Guiderdone, I cili njihet si një djalosh shumë I fuqishëm dhe I qëndryshëm. Mirëpo kjo aspak nuk e frikëson shqiptarin, përkundrazi ai thotë se kjo po e motivon që të ushtroj maksimalisht dhe të fitoj.

“Përgatitjet për këtë duel I kemi filluar disa muaj më parë dhe me trajnerët e mi po punojmë maksimalisht për të ngritur formën që të jem sa më i përgatitur për këtë duel. Kundërshtarin e njoh shumë mirë. Ai ka eksperiencë dhe njihet si një djalosh shumë I fuqishëm. Mirëpo unë do të jap gjithçka që ta mposhti dhe në fund ti gëzohemi të gjithë kësaj fitore”, deklaroi Gordi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *