
Fatmir Gordi të shtunën ngjitet në ring
Njëri prej sportistëve më të mirë shqiptar për momentin që ndeshet në K1 është edhe Fatmir Gordi që po na përfaqëson me sukses në arenën ndërkombëtare duke arrit kështu edhe shumë tituj në karrierën e tij si dhe duke u përfaqësuar me sukses disa herë edhe në Bellator .
Ai kësaj radhe do të ketë ndeshje me italianin, Schemrbri në spektaklin që do të organizohet në Itali “The Night of Siam 3”. Gordi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se është mirë i përgatitur dhe se pret fitore nga ky ballafaqim. Ndeshja në fjalë do të zhvillohet të shtunën.