Fatmir Gordi përgatitje në Tajlandë për Enfusion
Kikboksieri i mirënjohur shqiptar, Fatmir Gordi, nga 13 janari po gjendet në Tajlandë ku po zhvillon përgatitjet intensive për duelin e tij të ardhshëm në Enfusion. Ai për “ArenaRing’ thotë se po ushtron intensivisht dhe ndihet në top formë.
“Nga 13 janari që jam në Tajlandë dhe këtu po bëj ushtrime të fuqishme me mjeshtër dhe sportist tjerë. Thjesht nuk po më mungon asgjë. Pres këtu të zhvilloj edhe ca ndeshje kurse kur do kthehem në Itali më 13 shkurt pas 1 muaji më pret edhe përballja në Enfusion ku pres të paraqitem me fitore”, thotë Gordi i cili ende nuk e ka kuptuar kundërshtarin e tij se kush do jetë.