Fatmir Gordi, djaloshi që shkatërron kundërshtarët e tij
October 31, 2018
0 comments
Share

Fatmir Gordi, djaloshi që shkatërron kundërshtarët e tij

Gjatë fundjavës në Piza të Italisë u zhvillua një eveniment i madh i sporteve luftarake ku u paraqit edhe luftëtari shqiptar, Fatmir Gordi, i cili pati një paraqitje super të mirë duke e mposhtur kështu Patrizio Piscitelli. Me këtë triumf u shpreh shumë i kënaqur Gordi dhe tha se nuk e ka plan të ndalet sepse dëshiron të arrij në majat botërore.

“Kundërshtari im ishte shumë i fortë mirëpo dëshira e imja ishte e madhe dhe dhashë maksimumin për të arrit fitoren. Ndëkohë kam vazhduar stërvitjet maksimale pasi pres të kem edhe ndonjë ndeshje deri në fund të vitit”, tha djaloshi me prejardhje nga Shqipëria por që jeton dhe vepron në Itali. Ai na tregon se me sportin e Muai Thay dhe K1 merret profesionalisht tre vitet e kaluara kurse më herët ka stërvitur edhe MMA.

“Sportet luftarake i kam pasur pasion qysh në fëmijëri dhe kështu fillova me MMA ku kam pasur disa ndeshje, kurse 3 vitet e fundit ndeshem vetëm K1 dhe Muai Thai ku edhe kam 28 ndeshje të zhvilluara. Deri tani kam arrit të bëhem kampion i Italisë por edhe kam triumfuar në disa evente. Jam paraqit edhe në Bellator në Romë dhe mendoj që në të ardhmen të vazhdoj ta realizoj synimet e mija për tu ndesh për titull bote”, tha për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Fatmir Gordi.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *