Fatlum Zhuta më 23 shtator ndeshjen e ardhshme
Strugani, Fatlum Zhuta, I ka zbuluar portalit “ArenaRing” se ndeshja e tij e ardhshme do jetë më 23 shtator në Portland .
“Para disa orëve më njoftuan se ndeshja ime e radhës do jetë edhe zyrtarisht më 23 shtator, por për kundërshtarin ende nuk më kanë njoftuar se kush do jetë dhe ne ditët në vijim do ju njoftoj”, tha Zhuta. Nga ana tjetër, Zhuta planifikon që në fund të këtij muaji për pushime verore të shkoj në Strugë atje ku u lind dhe ku e ka familjen.
“Pushimet do I bëj pranë familjes sime në Strugë dhe besoj se do të duhet edhe të stërvitem ngapak, pasi më duhet te jem I përgatitur për ndeshjen e shtatorit”, deklaroi, Fatlum Zhuta. Ndryshe, kohën e lirë për relaksim, Zhuta siç po shihet në foton më poshtë po e kalon duke zërë peshk në Alaska.