
Fatlum Zhuta më 12 janar kundër Eddi Hunter
Boksieri i mirënjohur shqiptar Fatlum Zhuta, vitin 2018 do ta filloj siç duket menjëherë me aktivitete sportive, pasi ai më 12 janar në Seattle – Washington do të zhvilloj ndeshjen e tij të parë këtë vit edhe atë ndaj një boksieri me përvojë të madhe Eddi Hunter. Strugani për agjencinë për sporte luftarake “ArenaRing” u shpreh se është i gatshëm që këtë ndeshje ta fitoj.
“Për duel të boksit jam përgatitur gati 6 muaj, kam pasur edhe më herët disa oferta po të njëjtit anulonin ndeshjet për shkak lëndimeve, kurse kjo e 12 janarit është më zyrtare, kurse do ndeshem në Seatlle ndaj një boksieri që se njoh shumë mirë por e di që ka përvojë të madhe. Unë do jap maksimumin që të arrij deri tek fitorja dhe të filloj vitin e ri pozitivisht”, deklaroi Zhuta. Ndryshe, ai thotë se përgatitjet kryesisht i ka zhvilluar në Alaska.