Fansat me autobus drejt Triestës, kërkohet titulli WBC nga Ervis Bici
December 4, 2019
0 comments
Share

Fansat me autobus drejt Triestës, kërkohet titulli WBC nga Ervis Bici

Vetëm edhe tre ditë na ndajnë deri tek ndeshja historike në Muay Thai, ku kampioni Ervis Bici do të ndeshet për titullin evropian ËBC në Triesta të Italisë. Kundërshtari siç kemi njoftuar edhe më parë do jetë irlandezi, Chris Meluhuish “Terminator”.

Për këtë përballje interesimi nga fansat shqiptar pritet të jetë i madh andaj është përkujes edhe familja Bici ku ka organizuar edhe autobus.

“Ju njoftojmë se të shtunën Ervis Bici do të ketë ndeshjen më të rëndësishëm në karrierë ku do të ndeshet për titullin mjaft të respektueshëm në Muay Thai, atë të WBC Evrope. Ervisi ka nevojë për mbështetje të madhe nga shqiptarët andaj në ora 13:00 ju njoftoj se do niset autobusi nga Rovato për në Triesta dhe kush ka dëshirë të na bashkëngjitet në qëllimin historik të na kontaktoj. Shpresoj se edhe me ndihmën e juaj do ta marrim këtë titull. Forca shqipet, forca Ervis”, thotë Ari Bici për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”. Cekim se Ervisi është një djalosh shumë kombëtar por edhe humanist i vërtet, andaj ai meriton mbështetje të madhe në këtë ndeshje të madhe jo vetëm për të por edhe për gjithë popullin shqiptar. Andaj eja të shënojmë historinë dhe bëhu krenar me flamurin kuqezi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *