Fahir Bahtjari në Slloveni ndaj Sichman
September 4, 2017
0 comments
Share

Fahir Bahtjari në Slloveni ndaj Sichman

Kikboksieri me prejardhje nga Kosova, por që jeton dhe vepron në Austri, Fahir Bahtjari, ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, ka njoftuar se po përgatitet për ndeshjen e tij të ardhshme që do ta zhvilloj më 16 shtator në Koper të Sllovenisë, kurse kundërshtari i tij do jetë, holandezi Darryl Sichtman.

“Përgatitjet e fundit jam duke i zhvillu në Austri dhe ndihem shumë mirë. Kundërshtari është një holandez i cili në të kaluarën ka boksuar edhe me Shkodran Veselin. Besoj se nuk do ta kem të vështirë dhe do ta sulmoj qysh nga raundi i parë”, tha Bahtjari. Ndryshe, ndeshjen e fundit, kikboksieri shqiptar e realizoi në korrik në Prishtinë në evenimentin humanitar të ICF kur edhe kishte fituar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *