Eventi i UFC-217 një sukses absolut, mbi 1 milionë shitje PPV
November 8, 2017
0 comments
Share

Eventi i UFC-217 një sukses absolut, mbi 1 milionë shitje PPV

Presidenti i UFC-së, Dana White, ka bërë me dije sot se eventi i UFC-217, zhvilluar ditën e diel në Nju Jork, ka qenë një sukses i vërtetë. “Ky event pati mbi 1 milionë shitje me pagesë “pay per view” (PPV paguaj për ta parë). Unë e kisha parashikuar këtë sukses që më parë dhe kisha të drejtë. Kjo ishte e parashikueshme, pasi kishim 3 sfida për titull”, tha numri 1 i UFC-së.

Ja deklarata e St-Pierre pas fitores se titullit kampion

Dana White konfirmoi se shitje maksimale ky event pati në Kanada, kjo edhe për faktin se duelonte për titullin kampion të peshës së mesme kanadezi Geroges St-Pierre, që rikthehej në kafaz pas 4 vitesh dhe triumfoi ndaj Michael Bisping, duke marë titullin kampion. “Ne jemi të kënaqur, pasi po shtrihemi gjithnjë e më shumë, duke qenë një sport shumë i ndjekur”, tha më tej White për mediat.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *