Evangjeli Veli e mbyll në vendin e 8-të Botërorin e shtangës
December 1, 2017
0 comments
Share

Evangjeli Veli e mbyll në vendin e 8-të Botërorin e shtangës

Evangjeli Veli e ka mbyllur në vendin e tetë Botërorin e peshëngritjes që po zhvillohet në Anaheim të Amerikës. Shtangistja kuqezi ka garuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në peshën 58kg, duke u renditur në vendin e 9-të në stilin e shkëputjes dhe në vendin e shtatë në atë të shtytjes. Ndërsa në dygarësh, shtangistja Veli e mbylli garën në vendin e tetë.

Gara e shtangistes kuqezi nis mirë, duke ngritur me sukses 90kg në stilin e shkëputjes, por dështon dy herë të ngrejë 94kg, duke e mbyllur garën në vendin e nëntë. Paraqitja në shtytje është disi më e mirë, pasi Veli realizon me suskes dy prova.Ajo e nis mirë, duke ngritur 110kg, ndërsa në provën e dytë dështon me 113kg, peshë të cilën e ngre në përpjekjen e tretë.

Në garë për Shqipërinë janë edhe peshëngritësit Romela Begaj, Briken Calja, Erkand Qerimaj dhe Krenar Shoraj, që garojnë ditët në vijim.

Shkëputje (58kg)

90kg                94kg (x)                      94kg(x)           Vendi i 9-të

Shtytje (58kg)

110(kg)           113kg(x)                     113kg             Vendi i 7-të

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *