Eubank rikthehet kampion bote
February 25, 2019
0 comments
Share

Eubank rikthehet kampion bote

Boksieri britanik Chris Eubank Jr. është shpallur sot kampion bote në peshën super të mesme, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj patriotit të tij James De Gale. Një duel i dominuar dhe fituar me meritë nga Eubank, që mori titullin e kategorisë IBO, i cili ishte vakant.

Chris Eubank ka qenë edhe më parë kampion bote në këtë Divizion, por e humbi titullin e kësaj kategorie një vit më parë. Gjithsesi, tani britaniku 29-vjeçar mund të mbajë sërish në brez gjerdanin e kampionit, ndërkohë që korri suksesin e 28-të në karrierë, ku ka edhe 2 humbje.

Të tri gjyqtarët e dhanë fitoren në favor të Eubank (114-112, 115-112 dhe 117-109), rezultat që tregon për epërsinë e Chris në këtë derbi britanik. Ai e hodhi dy herë në tapet De Gale gjatë kësaj sfide, që edhe pse e mbylli sfidën pas 12 raundësh, nuk pati asnjë shans ta fitojë atë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *