Eubank Jr. mbron titullin kampion, mund me vendim unanim Abraham
July 17, 2017
0 comments
Share

Eubank Jr. mbron titullin kampion, mund me vendim unanim Abraham

Boksieri britanik Chris Eubank Jr. ka mbrojtur mbrëmë titullin kampion bote të peshës super të mesme në kategorinë IBO, pas fitores me vendim unanim të gjyqtarëve ndaj gjermanit Arthur Abraham (ish-kampion bote në këtë peshë), duel që u zhvillua në Londër. Një duel me 12 raunde që dhuroi mjaft emocione edhe pse Abraham është 37 vjeç, 10 vjet më i ri se rivali britanik. Përvoja e tij e ndihmoi në këtë sfidë, duke vënë shpesh në vështirësi Eubank dhe çuar ndeshjen me pikë, por britaniku ishte më i freskët në ring, e dominoi duelin dhe e meritoi fitoren.

Nga dueli mes Chris Eubank Jr. dhe gjermanit Arthur Abraham

Eubank e ndërtoi fitoren e tij na raundet e para, ku e goditi disa herë në trup e fytyrë rivalin gjerman, duke qenë më energjik në ring. Abraham shfrytëzoi përvojën duke mbajtur larg britanikun dhe evituar kontaktin fizik, duke e çuar sfidën deri në raundin e 12-të. megjithatë, Eubank ishte ndjeshëm superior dhe në fund verdikti i gjyqtarëve, që i dhanë fitoren në unanimitet, ishte i merituar. Ky është triumfi i 25-të i britanikut në 26 duele si profesionist (ka edhe një humbje), ndërsa për gjermanin kjo ishte humbja e 6-të në 52 duele (ka edhe 46 fitore).

Chris Eubank Jr. mbron mbrëmë titullin kampion në kategorinë IBO

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *