Eubank Jr dhe Abraham takohen me 15 korrik
Deri sa të gjithë ishin në pritje që do të caktohet data e përballjes ndërmjet kampionit në fuqi të WBO-së, Giberto Ramirez dhe Arthur Abraham, kjo përballje duhet të presë apo nuk do të zhvillohet asnjëherë, sepse mandatori kryesor i versionit WBO, Arthur Abraham pranoi një ofertë tjetër që ballafaqimi i radhës të jetë kundër britanikut Chris Eubank Jr.
Nuk i dijmë arsyet, do ti mësojmë më vonë, por tani kjo pjesë e tyre është gjithçka zyrtare dhe dueli i tyre do të zhvillohet me 15 korrik në stadiumin Wembley.
Meçi i tyre do të jetë i vlefshëm për titullin IBO.