Etemi nga Minsku: Besoj se do të arrijë rezultat të mirë
June 21, 2019
0 comments
Share

Etemi nga Minsku: Besoj se do të arrijë rezultat të mirë

Sot (e premte) në Minsk të Bjellorusisë do të hapen Lojërat e Dyta Europiane. Tre boksierët e Maqedonisë së Veriut tashmë kanë mësuar kundërshtarët e tyre dhe të shtunën do të ngjiten në ring. Arsim Etemi (75kg) dhe Goce Janevski (69kg) do ti nisin luftërat e tyre nga xhiroja e dytë, pasi në të parën ishin të lirë.

Boksieri nga Ladorishti i Strugës do të takohet me Maks Van Der Pas nga Holanda.

Ai thotë se është i përgatitur për të arritur rezultst të mirë.

“Ndjehem shumë mirë dhe në formën më të mirë. Jam i përgatitur pas stërvitjeve që i patëm në Shkodë dhe besoj se do të kemi rezultat të mirë në këto Lojëra Europiane”, deklaroi Etemi për gazetën Lajm nga Minsku, transmeton Lajm.

Ndërsa, Jasin Lama (60 kg) do të boksojë ndaj sllovenit Tadej Cernoga, kurse Goce Janevski përball irlandezit Kiran Molloj.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *