Espinos: Më në fund realizova premtimin e dhënë z.Besim Hasani
June 2, 2017
0 comments
Share

Espinos: Më në fund realizova premtimin e dhënë z.Besim Hasani

Presidenti i Federatës Botërore të Karatesë, z.Antonio Espinos, ka deklaruar para mediave të pranishme se më në fund realizoi premtimin e dhënë presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, z.Besim Hasani. Ai të premten vizitoi Komitetin Olimpik të Kosovës, ku u prit nga z.Hasani dhe Shqipe Zogiani, anëtare e Bordit të KOK-ut dhe trajnere e karatesë. z.Espinos po qëndron në Kosovë, për Kampionatin Evropian të Karatesë, që mbahet të më 3 dhe 4 qershor në Prishtinë.

“Kam kënaqësinë që jam këtu dhe që më në fund mbajta premtimin e dhënë presidentit Besim Hasani për të ardhur këtu. Kam ardhur për Kampionatin Evropian për Regjione, dhe jam shumë i nderuar që ndodhem këtu. Sa i përket Kampionatit gjithçka duket mirë, unë sapo kam ardhur këtu direkt nga aeroporti dhe parashikimet janë të mira, por më pas do të informohem më mirë. Nuk kam ndonjë dyshim se Federata e Karatesë e Kosovës është organizuar mirë”, tha ndër të tjera, Antonio Espinos para mediave.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *