Ervis Bici vazhdon ta valoj flamurin kuqezi me fitore të reja
April 15, 2019
0 comments
Share

  Ervis Bici vazhdon ta valoj flamurin kuqezi me fitore të reja

 

Kampioni i dyfishtë i Evropës në MuayThai, Ervis Bici, po vazhdon ti rendit fitoret në karrierën e tij. Ashtu ishte edhe në fundjavë ku u paraqit në aktivitetin e fuqishëm që u zhvillua në Torino të Italisë “Top kombat konfederation” ku edhe mposhti me pikë kundërshtarin që vinte nga Franca.

Cekim se ai u desh të ndeshjet me Ayoub Hafid por ky i fundit e anuloj ndeshjen disa ditë para galës dhe Bici nuk e dinte se më kë do ndeshet deri para matjes zyrtare dhe normal kjo atij i krijoj edhe një frustrim emocional, por fatkeqësisht ai kishte edhe probleme me stomakun mirëpo Ervisi njihet jo vetëm si luftëtar i mirë por edhe si njeri i fjalës dhe ashtu u fut në ring dhe arriti deri tek triumfi i radhës.

“Normal jam i kënaqur nga fitorja edhe pse të njëjtën e arrita më vështerërsi sepse kisha një dëmtim në shpatull që më mundonte edhe në përhati4ejt që kam pasur, tjetra është se kundërshtarin nuk e kam ditur deri në momentin e fundit dhe atë e njoftova në peshim. Pata edhe problem me stomak mirëpo shtrëngova dhëmbët dhe ashtu arrita deri tek triumfi”, tha Ervisi duke falënderuar me pas familjen e tij si dhe fansat që i rijnë mbrapa gjithnjë.

“Pa mbështetjen e familjes dhe fansave nuk do isha i motivuar por falënderoi edhe mikun tim, Avdyl Salihun nga ‘ArenaRing Promotion’ që gjithnjë më ri afër dhe më jep mundësi për tu shprehur dhe për të më promovuar që e bën për çdo shqiptari”, tha Bici. Ndeshjen e ardhshme Ervis Bici do ta zhvilloj më 11 maj, kurse ballafaqimin më të rëndësishëm në karrierë do ta ketë më 08.06.2019 në Winterthur të Zvicrës ku do dalim me informata më të hollësishme në ditët në vijim.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *