Ervis Bici, “shqiponja e zezë” që do lufton për titull Evrope
July 11, 2018
0 comments
Share

Ervis Bici, “shqiponja e zezë” që do lufton për titull Evrope

Luftëtari i madh i sporteve luftarake, Ervis Bici, të premten në Trieste të Italisë do të këtë një ndeshje të rëndësishme pasi do të ndeshet për titull të Evropës , kurse kundërshtar i tij do jetë italiani Andrea Tumurino. Për këtë ballafaqim Bici thotë se është i përgatitur maksimalisht dhe se pret fitore.

“Kam gati dy muaj që stërvitem fort, pasi e di që do jetë një përballje shumë e vështirë për mua por unë aspak nuk do të dorëzohem nga synimi im, e ajo është që të fitoj titullin, kampion i Evropës dhe më këtë do të ndërroj të gjithë shqiptarët kudo që janë”, tha Ervisi,  i cili shton se kundërshtarin e tij e njeh shumë pak. “E njoh pak kundërshtarin tim, por ajo që më ka motivuar edhe më shumë është se i njëjti ka thënë se do të më mposht edhe atë me K.O. mirëpo unë i preferoj që të flas në ring e jo me biseda të kota”, deklaroi Bici, ekskluzivisht për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”.

Në fund ky trim shqiptar ka kërkuar edhe mbështetjen. “Ndeshja do jetë për titull në stilin Muay Thai dhe kam një mesazh ‘më thërrasin Ervis Bici –  shqiponja zeze  dhe shqiponja nuk fluturon pa krah, andaj forca ime janë shqipet, kërkoj mbështetjen e gjithë bashkatdhetarëve të mi pasi vetëm kështu mundem me fluturu në Trieste”.

👉Nëse dëshironi të jeni afër sporteve luftarake e sidomos të përcillni Trimat shqiptar kudo që paraqiten pëlqejeni faqen  🙏

 

https://www.facebook.com/ArenaRing1/

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *