Ervis Bici në prill ngjitet sërish në ring
March 6, 2019
0 comments
Share

Ervis Bici në prill ngjitet sërish në ring

Dy herë kampioni i Evropës, Ervis Bici, do të ngjitet sërish në ring, por kësaj herë në Itali edhe atë në muajin prill. Sipas stafit teknik të Bicit po shqyrtohen dy kundërshtar mjaft të fuqishëm dhe së shpejti edhe do të marrin vendimin.

“Janë dy opsione shumë të mira, mirëpo të njëjtit ndeshen edhe në k1 edhe në Muay Thai. Neve u kemi kërkuar federatës që të ndeshemi në disiplinën tonë Muay Thai kurse zgjedhjen le ta bëjnë ata neve se kemi problem. Ervisi tani më ka filluar intensivisht me përgatitje dhe presim fitoren e radhës së shqipes sonë”, thonë nga stafi i tij profesional.

Ndryshe, ka gjasa të mëdha që Bici të ndeshet këtë vit edhe në Zvicër edhe atë për një titull dhe për këtë po merret menagjmenti i tij dhe së shpejti do të dalin me informata, transmeton portali për sporte luftarake “ArenaRing”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *