Ervis Bici ndeshje në Itali me Amine Marzak
June 16, 2021
0 comments
Share

Ervis Bici ndeshje në Itali me Amine Marzak

Dy herë kampioni i Evropës në Muay Thai, Ervis Bici, me 26 qershor do të ngjitet sërish në ring, kësaj herë në bazën e tij në Triesta të Italisë ku do të ndeshet ndaj një kundërshtari mjaft të fuqishëm si Amine Mazak. Për këtë duel Bici përgatitjet e fundit po i zhvillon ne malet e Triestës së bashku me trajnerin e tij, legjenden Sak Kaoponlek dhe kushëririn e tij Ermirian Bici, ku përveç në aspektin fiziko teknik po punohet shumë edhe në analizimin e kundërshtarit. Sipas Bicit pritet te jetë një ndeshje e mire ku beson shume se ne fund do jetë ai që do fitoj.

ArenaRing: Ku po i zhvillon pergatitjet per ndeshjen e radhes ?

Bici: Përgatitjen po e zhvilloj ne Trieste te Italisë, në malet e Triestes ku po trajnohem me legjendën e ringut Sak Kaoponlek, por gjithmonë së bashku edhe me kushëririn Ermirian Bici.

ArenaRing: Kush është kundërshtari dhe si e vlerësoni ?

Bici: Kundërshtari është Amine Marzak një luftarak i mirë dhe po e studiojmë bashkë me trajnerët dhe stërvitjen po e bëjmë për t’ju përgjigjur teknikes kundërshtarit.

ArenaRing: Keni 1 vit pa ndeshje, sa do jete kjo e vështire për ju ?

Bici: Normal është e vështir sepse shumë kohë jashtë ringut nuk është e lehtë te gjesh distancat, ne ring  nuk është si ne stërvitje ndryshon totalisht nuk është e lehte.

ArenaRing: A do të ketë publik, do keni mbështetje ?

Bici: Gjithmonë kam pasur mbështetje nga tifozët shqiptar si gjithmonë ato janë gati për mbështetje. Gjithashtu dhe italianet me mbështesin shumë.

ArenaRing: Si e keni përjetuar kohen e pandemisë dhe sa ka qen e vështire per ju largimi nga palestra ?

Bici: Jam munduar te jem aktiv ne stërvitje, ne shpi jam stërvitur bashkë me familjen i kam mbajtur te gjithë aktiv, normal ka qen periudhë e vështir por jam munduar ta shtyj kohen duke qëndruar aktiv.

ArenaRing: Planet e juaja per vitin 2021 ?

Bici: Në muajin Gusht planifikoj të organizoj një Event sportiv ne Gjirin e Lalezit ne bashkëpunim me mikun tim nga Arena Ring – Avdyl Salihu, që e falënderoj gjithmonë për mbështetjen morale dhe këshillat sportive.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *