Ervis Bici mes spektaklit fiton titullin e tretë evropian
September 15, 2021
0 comments
Share

Ervis Bici mes spektaklit fiton titullin e tretë evropian

Gjatë fundjavës në sheshin “Skenderbeu” ne Tiranë u zhvillua një spektakël që asnjëherë më parë s’është parë në këtë vend edhe atë ne sportin e Muay Thai, ku promotor i eventit ishte Ari Bici dhe skuadra “BlackEagleGym”. Nen tingujt e muzikës ku ne ring u paraqiten edhe Dafina Zeqiri e Noizi u zhvilluan 8 ndeshje te fuqishme ku nder ta ajo kryesorja ishte përballja për titull Evrope në mes Ervis Bici dhe marakoianin Abdul Kassimi.

Ky duel ishte titan pasi u zhvillua nje përballje mjaft e fuqishme ndërmjet këtyre dy sportistave te mëdhenj por ne fund fitores iu gëzua Bici i cili ishte më i mirë se kundërshtari dhe me shumë e dëshiroj fitoren duke treguar ne ring eksplozivitet dhe shume përgatitje të lare. Portali i specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” pas ndeshjes zhvilloi edhe një interviste te shkurt me Ervisin i cili u shpreh shume i kënaqur me titullin e fituar por edhe mbështetjen e madhe që i kanë dhënë shqipet.

“Dueli me marokenin ka qen shumë i vështir sepse ishte vërtet një kock e fort, por fal stërvitjeve të fuqishme dhe përgatitjes psikologjike e trajnerëve arrita t’ia dal. Mbështetja e tifozëve ka qen energji në vete, në sheshin Skëndërbej më është dukur vetja si shqiponjë. Faleminderit Shqipni për mbështetjen, kur them shqipni, në gjithë trojet shqiptare. Emocionet nuk arrij ti përshkruaj me fjalë, të ndeshesh në zemër të shqipërisë ishte si ëndërr. Publiku shqipëtar të bën të fluturosh si shqiponjë”, tha Bici.

Në pyejten tonë se kur pritet tani të zhvillohet ndeshja për titull bote, ai tha “Për titull bote duhet vërtet menduar mirë kjo pjesë, çdo plan dhe çdo hap timin e vendosin trainerët e mi, Ermirian Bici dhe legjenda Sak Kaoponlek, do konsultohem dhe do marrim një vendim.  Kam pasur mbështetje të madhe nga sponzorat dhe sportdashës shqiptarë. Mbështetja ka qen e madhe nga gjithë trevat shqiptare. Planet e mia për momentin janë të pushoj mbasi ka qen një lodhje që të fitoj këtë titull Evrope. Si gjithmonë falënderoj portalin më të rëndësishëm në Evropë, “ArenaRing” për intervistën”, përfundoi Ervis Bici i cili tani posedon 3 tituj kampion Evrope ne federata të ndryshme, ndërkohë që është edhe 4 herë fitues i titullit Italian.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *