Ervis Bici me një ndeshje historike për WBC Evrope
October 10, 2019
0 comments
Share

  Ervis Bici me një ndeshje historike për WBC Evrope

 

Ervis Bici, dy herë kampion Evropian në Muay Thai dhe disa herë kampion i Italisë dhe fitues i disa titujve tjera ndërkombëtare do të synoj tani më një titull shumë të respektuar në botën e sporteve luftarake atë të WBC edhe atë në Triesta të Italisë më 7 dhjetor të këtij viti. Si zakonisht federata përkatëse zgjedh dy sportist që kanë lënë gjurmë dhe kanë arrit suksese në tre vitet e ardhshme dhe kështu ka vendosur që të ballafaqon shqiptarin, Ervis Bici kundra irlandezit, Chris Meluhuish “Terminator”.

Ky i fundit njihet si një kundërshtar i fuqishëm i cili disa herë është shpall kampion i Britanisë së madhe në Muay Thai dhe K1, si dhe është fitues edhe i disa titujve tjerë. Me këtë rast, portali për sporte luftarake “ArenaRing” ka zhvilluar një bisedë të shkurtë me Ervis Bicin i cili është shprehur i gatshëm për këtë duel edhe pse mendon se do të jetë një përballje shumë e fuqishme, pasi kundërshtari i tij sipas analizave që ka bërë me stafin teknik po tregohet se është shumë kualitet dhe i fuqishëm.

Cekim se Ervisi është një djalosh shumë kombëtar por edhe humanist i vërtet, andaj ai meriton mbështetje të madhe në këtë ndeshje të madhe jo vetëm për të por edhe për gjithë popullin shqiptar. Andaj eja të shënojmë historinë dhe bëhu krenar me flamurin kuqezi.

ArenaRing: Kush është kundërshtari juaj dhe sa keni arrit ta analizoni me stafin e juaj?

Bici: Kundërshtari im është CHRIS MELUHUISH nga Irlanda i cili ka pseudonimin “TERMINATOR”. Këtë emër e ka marrë si pasoj e suksesit të tij duke u shpall disa herë kampion në shumë federata të ndryshme. Së bashku me stafin tim kemi shikuar disa video të tij ku edhe kemi vërejt kualitetin e tij dhe fuqinë, por kemi analizuar edhe faktin se kundërshtari ynë do ketë 5 kg më shumë sepse ashtu ka vendos federata dhe ne nuk kemi pas shumë zgjedhje vetëm se ta pranojmë. Me një fjalë sfida do jetë shumë e vështir.

ArenaRing: Çfarë do të thotë për ty të ndeshesh në një organizatë të fuqishme siç është WBC ?

Bici: Të ndeshesh me një Federate si WBC  do te thotë se të gjitha ndeshjet e karrierës time vlejnë sa kjo ndeshje e vetme e ËBC sipas rëndësisë, prandaj llogaria është e rëndë.

 

ArenaRing: Si mendon se do të zhvillohet kjo ndeshje ?

Bici: Mendoj që irlandezi do të sulmoj fort ashtu si në stilin e tij duke qene se dhe ne peshe është me i rende dhe kjo normal është ne favorin e tij. Por ju premtoj se do të stërvitemi fort që ti gjejmë edhe  defektet e tij.

ArenaRing: Na thuaj diçka rreth përgatitjeve tuaja, ke be ndonjë plan?

Bici: Përgatitjet po i zhvillojmë së bashku me trajnerët e mi, legjendën, Sak Kaoponlek dhe kushëriri  Ermirian Bici. Stërvitjet po zhvillohen në palestrën BLACK EAGLE GYM te Italisë ku edhe do të studiojmë kundërshtarin.

ArenaRing: Pret mbështetje nga fansat shqiptar?

Bici: Të them drejtë gjithmonë e kam pasur mbështetjen nga shqiptaret e mi dhe besoj se do e kemi akoma me shumë meqenëse po flasim për një sfide shumë të fortë dhe historike.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *