Ervis Bici goditje sikur me “çekiç” nokautoi kundërshtarin
November 12, 2018
0 comments
Share

Ervis Bici goditje sikur me “çekiç” nokautoi kundërshtarin

Ervis Bici, nuk po di të humbas kohën e fundit dhe ketë po e dëshmon duke fituar edhe një titull Evropian, tani atë të “Top kombat confederation”.

Deri tek ky sukses i madh djaloshi me prejardhje nga Shqipëria erdhi pasi mposhti me nokaut në raundin e tretë francezin, Raphael Parfait.  Dueli që nga fillimi ishte i kontrolluar nga Bici duke e goditur rëndë kundërshtarin e tij me lowkick por edhe me bërylla në kokë.

Goditjet ishin aq të fuqishme ndonjëherë dukeshin si të jenë goditje me “çekiç”. Kështu këtë presion shqiptari ia bëri kundërshtarit vazhdimit për tu dorëzuar i njëjti në raundin e tretë me çka edhe u krijua një atmosferë e bukur në palestrën në Torino ku kishin ardhur shumë shqiptar me plisa në kokë për ti jep mbështetje kampionit tonë. Me suksesin e arritur u shpreh i kënaqur edhe vet Bici.

“Jam munduar të punoj me kujdes se nuk e kam njohur shumë kundërshtarin sepse ai para ndeshjes kishte zhdukur videot e tij nga youtube dhe nuk kisha mundesi me stafin tim ta analizojme. Gjatë gjithë kohës kam qen aktiv edhe pse pak e kam pasur këmbën e djath të lënduar, por e deshta fitoren dhe ja arrita. Falënderoi të gjithë që erdhën dhe më mbështetën. Unë këtu nuk do ndalem sepse tani po pres edhe ndeshjet e ardhshme ti mbyll me sukses”, tha Ervis Bici, i cili udhëhiqej nga kushëriri dhe trajneri i tij, Ermirian Bici.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *