Ermiriano Bici pret dy fitore të mëdha në fund të vitit
November 21, 2019
0 comments
Share

  Ermiriano Bici pret dy fitore të mëdha në fund të vitit

 

Bleon Hoxha, djaloshi i talentuar me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Itali dhe është pjesë e BlackEagleGYM me trajnerin e njohur shqiptar Ermirian Bici ka paralajmëruar ndeshjen e tij të ardhshme në Muay Thai. Kështu kundërshtar i tij do jetë italiani Alessio Nistico, përballje kjo që do të zhvillohet më  14.12.2019 në Milano dhe është pjesë e një spektakli të njohur që zhvillohet në këtë vend “The Night of Kick and Punch”. Bici thotë se Hoxha ndihet mirë dhe se pret përballje kualitative në Milano.

“Jemi duke u përgatit maksimalisht për këtë gallë dhe mendoj se Bleoni është gati të tregoi më të mirën në ring ndaj një kundërshtari të papërshtatshëm siç është Alessio”, tha Ermiriano, i cili shtoi se klubi i tyre më 07.12.2019 do të ketë edhe një ndeshje të fuqishme në Itali, respektivisht në Triesta ku Ervis Bici do të ketë një ndeshje historike duke u përball për titull WBC të Evropës kundër irlandezit Chris Melhuish.

“Normal i gjithë stafi së bashku me legjendën Sak Kaoponlek dhe Avdyl Salihu vëmendjen momentalisht e kemi drejtuar tek ndeshja e Ervisit sepse na është dhënë një shans historik për të fituar këtë titull që mungon në vitrinat e tona. Çdo ditë po e studiojmë kundërshtarin dhe normal po mundohemi ti gjejmë pikat e dobëta dhe shpresoj se me një mbështetje maksimale nga shqipet do të arrijmë triumfin e madh”, deklaroi Ermirian Bici, i cili është edhe kushëri dhe trajner i Ervis Bicit dhe njeri që i ka ndihmuar shumë kampionit në karrierën e tij, njëkosisht është njëri prej trajnerëve të pakët por edhe të suksesshëm që ka populli shqiptar në Muay Thai. Njihet si një punëtor i madh që asnjëherë nuk di të lodhet dhe i ndihmon shumë sportistëve shqiptar.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *