Elvis Hetemi sparing me boksierin e njohur Avni Yildirim
September 20, 2017
0 comments
Share

Elvis Hetemi sparing me boksierin e njohur Avni Yildirim

Boksieri profesionist, Elvis Hitman Hetemi, ka udhëtuar drejt Berlinit ku po zhvillon sparing me njërin prej boksierëve më të mirë botëror, turkun Avni Yildirim. Në këtë vend Hetemi ka thënë se do të qëndroj dy javë ku do ti ndihmoj këtij sportisti sa më mirë të përgatitet për duelin e tij të ardhshëm.

“Me ftesën e Yildirim unë sot gjendem në Berlin dhe po i ndihmoj atij duke zhvilluar sparingje. Ai ka nevojë për një ndihmë të tillë sepse po përgatitet për turnirin e njohshëm të botës WBSS ku do të ndeshet me një kundërshtar mjaft të fuqishëm, Kris Jubing Junior që në të kaluarën ka mposht edhe Arthur Abraham. Ndryshe, në Berlin do të qëndroj dy javë ku do shfrytëzoj këto përgatitje edhe për mua, për të ngrit formën time edhe për ndeshjet e ardhshme që më presin”, deklaroi boksieri me prejardhje nga Vushtrija.

Cekim se, Hetemi me boks ka filluar në moshën 11 vjeçare, sepse dëshironin edhe prindërit e tij që e admironin këtë sport. Në boksin amator ai ka 105 lufta ku prej tyre ka 90 fitore. 8 herë u shpall kampion në Gjermaninë Perëndimore, 2 herë kampion i Gjermanisë për student si dhe kampion gjerman në klasën e peshës 81 kg. Ai ka mbrojtur edhe ngjyrat e reprezentacionit të Gjermanisë.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *