Elvis Hetemi nënshkruan me SES Boxing, ndeshjen e ardhshme në Berlin  
March 28, 2018
0 comments
Share

Elvis Hetemi nënshkruan me SES Boxing, ndeshjen e ardhshme në Berlin  

Boksieri kosovar por që jeton dhe stërvitet në Gjermani, Elvis Hetemi, dje ka nënshkruar me ekipin e njohur SES Boxing nga Magdeburgu. Ndërkohë që ai menjëherë ka zbuluar edhe ndeshjen e tij të ardhshme në boksin profesionist edhe atë me 21 Prill në Berlin. Ndryshe, Hetemi po i zhvillon përgatitjet në Magdeburg me trajnerin Dirk Dzemski.

“Më është dhënë rasti të stërvitem në ekipin SES Boxing dhe poashtu të boksoj në ngjarjen e tyre të zhvilluar me 3 shkurt të këtij viti në Halle, duke dëshmuar të ardhmen time këtu” theksoi Hetemi për faqën e SES Boxing. ”Jam falenderues që traineri Dirk Dzemski dhe presidenti Ulf Steinforth kanë besuar në mua. Shpresoj në bashkpunim të thellë dhe mbështetje të madhe ku së bashku do të arrijmë suksese të mëdha” theksoi Hetemi. Cekim se pjesë  e SES Boxing janë edhe Robin Haxhi Krasniqi dhe Jurgen Uledaj, tranmeton agjencia për sporte luftarake “ArenaRing”.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *