Elvis Hetemi ka vetëm një ëndërr të bëhet kampion i botës
September 6, 2017
0 comments
Share

Elvis Hetemi ka vetëm një ëndërr të bëhet kampion i botës

Elvis Hitman Hetemi është një boksier i cili po bën karrierë në Gjermani. I lindur në Vushtri, por një kohë të gjatë jeton dhe vepron jashtë vendlindjes.

Ai në moshën 11 vjeçare filloi të merret me boks, sepse dëshironin edhe prindërit e tij që e admironin këtë sport. Në një bisedë ekskluzive për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” ai shpalosi jetën e tij dhe karrierën që e ka arrit në këtë sport.

Fillova me boks qysh në moshën 11 vjeç sepse këtë sport e dëshironin edhe vëllezërit e mi dhe babai, andaj edhe kam qëndruar deri më sot. Lufta ime e parë ishte pas dy muajve stërvitje kurse ajo profesioniste ishte para dy viteve. Debutimi im ishte i lehtë sepse tani më kisha edhe përvojën e duhur. Aktualisht boksoj për Wiking Boxteam Berlin dhe trajneri im është Hartmut Schröder!, kurse në amatorë kam boksuar Dortmund Boxing Nette dhe trajner kam pasur Walter Broll”, thotë Hetemi, duke treguar më pas edhe sukseset e tija.

“Në boksin amator kam 105 lufta ku prej tyre kam 90 fitore. Jam shpall 8 herë kampion në Gjermaninë Perëndimore, 2 herë kampion i Gjermanisë për student si dhe u bëra kampion gjerman në klasën e peshës 81 kg. Kam mbrojtur edhe ngjyrat e reprezentacionit të Gjermanisë”, tha kosovari. 26 vjeçari thotë se familja e tij gjithnjë ka qen motiv për të vazhduar me këtë sport. “Familja ime më ndihmon që nga dita e parë dhe gjithmonë më japin motivimin dhe forcën për të luftuar. Pa familjen time nuk do të kisha ardhur deri ktu! Unë e dua familjen time përgjithmonë”, deklaro Hetemi, i cili ëndëron që një ditë të bëhet kampion bote.

“Kam vetëm një dëshirë dhe do të doja të bëhesha kampion i botës dhe të jem i pari kampion bote shqiptar”. Në fund ai u shpreh i dëshpëruar se aspak nuk ka bashkëpunim me Kosovën sepse kjo e fundit s’ka qen shumë e interesuar. “Unë nuk kam bashkëpunim me Kosovën. Unë do të isha shumë i lumtur nëse do paraqitesha për Kosovën, sepse unë luftojnë jo vetëm për mua por edhe për familjen time dhe origjinën time”.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *