Elsidita Selaj shkruan historinë, një boksiere femër në finalet e Europianit U-18
April 25, 2018
0 comments
Share

Elsidita Selaj shkruan historinë, një boksiere femër në finalet e Europianit U-18

Një boksieri e re shqiptare është kualifikuar për në finalen e peshës 75kg të Kampionatit Europian të moshës U-18, turne që po zhvillohet në Itali. Ajo është boksierja shkodrane Elsidita Selaj, e cila i ka fituar dy duelet e deritanishme në këtë Europian, duke befasuar të gjithë me paraqitjen e saj dhe ka fituar të drejtën për të dueluar për medaljen e artë. Selaj ka si trajner një nga ikonat e këtij sporti në vendin tonë, Jetmir Kuçi.

Në ndeshjen e parë, boksierja shkodrane mundi 5-0 rivalen nga Kroacia, Antonia Zaja (katër gjyqtarë votuan 30-26 dhe një 30-27 për Selaj), duke siguruar një biletë për në gjysmëfinale, në një duel të dominuar nga boksierja shqiptare. Ndërsa sot, në gjysmëfinale, Selaj ka mposhtur sërish me shifrat 5-0 rivalen nga Irlanda, Kelly Lauren, një tjetër sfidë e dominuar nga boksierja kuqezi (4 gjyqtarë votuan 29-27 dhe një 30-26).

Në finalen që zhvillohet sot, boksierja kuqezi Elsidita Selaj do të përballet me rusen Anastasya Shamonova, me shpresën që të korrë një tjetër fitore dhe të varë në qafë medaljen e artë. Gjithsesi, rezultati i arritur deri më tani nga boksierja shkodrane është fantastik, madje historik, pasi do të varë në qafë një medalje në këtë sport në një turne Europian, gjë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në boksin e femrave.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *