Elmedin Sejfullahu gati për KE
June 25, 2017
0 comments
Share

Elmedin Sejfullahu gati për KE

Elmedin Sejfullau bashke me legjenden e mundjes shqiptare, Shaban Sejdiu, pergatitet per pjesemarrje ne Kampionatin Europian per te rinj ne Dortmund

Mundesi me shpresedhenes i vendit tone, fituesi i dyfishte i medaljeve nga Europianet per kadet, Elmedin Sejfullau, po i perfundon pergatitjet, para udhetimit per ne Kampionatin Europian per te rinj, qe duke nisur nga e marta do te zhvillohet ne Dortmund te Gjermanise.

Gjate ketij muaji te fundit, ne menyre intensive, Sejfullaun e ndihmoi qofte ne stervitje, qofte me keshilla shume te dobishme, legjenda e vertet e mundjes ne vendin tone, Shaban Sejdiu. Ky i fundit, nuk kurseu thjeshte asgje, edhe perkunder faktit qe ishim ne muajin e Ramazanit, vetem e vetem qe te pergatit sa eshte me mire Elmedinin, qe ai te arrije qellimin, te fitoj medalje ne kete samit kontinental.

‘Margaritarin’ e mundjes te vendit tone, sot e pati stervitjen e fundit ne Shkup, para udhetimit ne Dortmund te henen, me trajnerin e tij, personin me te cilin punojne bashke dhe pa ndalur plote 10 vite dhe i kane arritur te gjitha sukseset bashke, Sedat Baftiu.

Elmedini, garat ne kategorine deri me 60 kg do ti kete diten e marte, kur ne Dortmund, ne perkrahje morale te tij, nga Shkupi dhe klubi i mundjes Liria, do te udhetojne diku rreth 10 veta, te prire nga nenkryetari i klubit te Lirise, Amet Ademi.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *