Eliminohet Gjakova nga Botërori
Akil Gjakova hasi në kundërshtar shumë të fortë, siç është garuesi nga Azerjbaxhani Rustam Orujov. Azerbajxhani shënoi fitore me ippon, duke eliminuar Gjakovën nga garat e Kampionatit Botëror.
Reprezentuesi i Kosovës, Akil Gjakova, dëshmoi formë të lartë në rrethin e parë, duke e gjunjëzuar spanjollin Javier Ramirez.
Ai e mposhti me ippon dhe tani do të ballafaqohet me Rustam Orujov nga Azerbajxhani, në kuadër të rrethit të dytë të Kampionatit në Botëror në xhudo, që po mbahet në Budapest të Hungarisë.