Ekskluzive: Shaban Sejdiu me libër për biografin e tij sportive
April 6, 2017
0 comments
Share

Ekskluzive: Shaban Sejdiu me libër për biografin e tij sportive

Legjenda e gjalle e mundjes shqiptare, Shaban Sejdiu, ekskluzivisht për portalin e sporteve luftarake, “Arena Ring”, ka zbuluar se shume shpejt do të filloj përgatitja e librit të tij Biografik. Sipas, Sejdiut, në këtë libër do ti përfshij të gjithë ngjarjet e tija jetësore, sportive, intervista, rezultatet si dhe shumë foto nga karriera e tij.

“Së bashku me stafin tim që i kam zgjedhur për të realizuar këtë projekt e që të njëjtit janë shumë profesional në punën dhe përvojat e tyre shumë vjeçare kemi vendos shumë shpejt të fillojmë librin për karrierën time sportive. Do të punojmë ngadalë dal dhe me shumë përpikshmëri që në fund të dalim me plot sukses”, tha Sejdiu, i cili shtoi se mbështetje për ta realizuar këtë projekt madhështor pret të ketë edhe nga institucionet e ndryshme, afaristët si dhe shumë miqve që ka.

Ndryshe, Sejdiu që në moshë shumë të re arriti në majat e mundjes, duke filluar me ushtrime intensive që në moshën 15-vjeçare, e duke u bërë edhe pjesë e reprezentacionit të të rinjve të ish-Jugosllavisë.

Por, sigurisht se sportistët e mëdhenj nuk do të kënaqen me kaq – ata që janë të lindur për të fituar, synojnë gjithnjë më të mirën. I tillë ishte Shaban Sejdiu, i cili filloi tani të atakojë dhe në garat ndërkombëtare.

 

Rezultatet ndër vite të Shaban Sejdiut:

1975 – Kampionati Ballkanik për të Rinj, Ankara – I

1975 – Lojërat Mediterane, Algjer – I

1976 – Kampionati Ballkanik për të Rinj, Shkup – I

1976 – Kampionati Evropian për të Rinj, Poznan – II

1976 – Pjesëmarrës në lojërat olimpike në Montreal

1977 – Kampionati Evropian, Bursa – I

1977 – Kampionati Ballkanik, Athina 1

1977 – Kampionati Botëror, Lozanë – II

1977 – Kampionati Botëror – Las Vegas – II

1977 – Universiada, Sofje – III

1978 – Kampionati Ballkanik, Krajkova – I

1979 – Lojërat Mediterane, Split – I

1979 – Kampionati Ballkanik, Sofje – III

1980 – Lojërat olimpike në Moskë – III

1981 – Kampionati Botëror, Shkup – II

1983 – Lojërat Mediterane, Kazablanka – III

1983 – Kampionati Evropian, Budapest – I

1984 – Lojërat Olimpike në Los Anxhelos – III

1987 – Lojërat Mediterane, Llataki – III

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *