Ekipi i femrave nga Kosova fitoi kupën “Abedin Lame”
March 26, 2018
0 comments
Share

Ekipi i femrave nga Kosova fitoi kupën “Abedin Lame”

Gjate fundjavës në Tiranë ka përfunduar turneu mbarkombëtar “Abedin Lame”, për kategoritë junior.

Në këtë turne morën pjesë mundësit dhe mundëset më të mira nga gjithë hapësira shqiptare. Kosova fitoi tetë medalje: katër te meshkujt dhe katër te femrat.
Gani Halili dhe Auron Syla fituan medalje të argjendta, Arianit Balaj dhe Egzon Koka fituan medalje të bronzta.
Ndërsa, te femrat medalje të arta fituan Diellza Gashi dhe Njomza Krasniqi, kurse Arita Krasniqi dhe Qëndresa Krasniqi fituan medalje të argjendta.
Ekipi i femrave nga Kosova fitoi edhe kupën e turneut “Abedin Lame” si ekipi më i mirë i turneut.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *