Eja shiko dhe ndihmo! Gala Humanitare e kick-Thaiboxit
May 23, 2017
0 comments
Share

Eja shiko dhe ndihmo! Gala Humanitare e kick-Thaiboxit

Qellimi i projektit është organizimi i një ringu sportiv karakter humanitar , ku në këtë organizim do ketë pjesmarrës – garues nga e gjithë bota, europa dhe nga shtetet Ballkanike.
“ BASHKË DO TË JEMI MË TË FORTË “
Kjo mbrëmje do të organizohet në Prishtinë, në Sallen e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë me daten 29.07.2017, duke filluar nga ora 16:00 deri në pra 24:00.
Kjo mbërmje do të ketë karakter humanitar me qellim të mbledhjës së fondeve dhe me anë të këtyre fondeve të bëhet ndihma e përsonave të varfër apo edhe familjarve të dëshmorve të kombit, dhe një pjesë e tjetër do të paguhen punëtorët që do mirren me organizim dhe po ashtu edhe pjesmarrësit- garuesit, ku kundërshtarët do të paguhen , të cilët do të vijnë nga shtetet ballkanike.
Pas kësaj mbërmje të hollat që do të mblidhen, së bashku duke hulumtuar përsonat që kanë më së shumti nevojë për ndihmë atyre do ti shkojnë të hollat e mbledhura.
Në këtë mbëmrje do të marrin pjesë 25-30 sportist thaibokser nga e gjithë bota, por edhe nga Kosova, ku do të zhvillohet një garë mjaftë e mirë dhe do të jetë edhe një zbavitje edhe për shikuesit, ku do të ketë edhe garuese femra, nga Shqipëria dhe vendet tjera, por edhe pse kemi një numër të konsideruar të pjesëmarrësve, të intresuarit që të marrin pjesë si garues mund të paraqiten tek organizatori .
Kjo mbrëmje është e përkrahur edhe nga Ministria e Diasporës, Komuna e Prishtinë, por edhe nga drejtuesit e Pallatit të Rinisë në Prishtinë, të cilët na kanë mundësuar rregullimin e plotë të dokumentacionit ligjor për këtë mbrëmje.
Në bashkëpunim me TV- 21 në Prishtinë, kemi arritur bashkëpunim që të hulumtojmë disa familje që janë në gjendje shumë të rendë ekonomike- pa shtëpi, dhe të gjitha të hollat e mbledhura do të shkojnë për ato familje, për ndërtimin e shtëpive.
Po ashtu këtë mbrëmje do ta përkrahin edhe shumë sponsor vendor dhe ndërkombëtar, por edhe ju anëtaret e këtij eventi , ju familjarë, miqë , shokë e dashamirë, mund të na përkrahni me ndihmat tuaja sado të vogla të jenë.
Të gjithë të interesuarit për kontribut financiar – sponsoret , por edhe të gjithë ata që dëshirojnë që të na ndihmojnë sado pak, mund të lajmërohen në numrin tim personal,kontributi do të jetë sipas dëshirës së tyre dhe nuk është e thënë të cekët ndonje shifër, por vetem sipas dëshirës së vetë sponësorit, dhe nësë vendoset që të ndihmohet kjo mbërmje atëherë të gjithë informatat të bëhen në numrin tim përsonal të telefonit.
+41 79 69 69 69 1
Ose në adresen elektronike
Info@musti-gym.ch
Ju faleminderit per kontributin tuaj, por ju faleminderit edhe juve qe do te me perkrahni moralisht , me respekte organizatori Mustaf Kicaj.

EVENT::
https://www.facebook.com/events/1106571636091242/?ti=icl

Kontribo ne:
Credit Suisse Bank-

CH41 0483 5150 4281 9100 2

Shoqata: Verein Benefiz Events

Ju lutemi shperndajeni tek miqet tuaj , tek te afermit tuaj dhe kontriboni sa me shume.
EVENT LINK: PRISHTINA 29.07.2017 (ICF)
https://www.facebook.com/events/1106571636091242/?ti=iclNext event:

Ju faleminderit per ndihmen tuaj.

Me respekt Mustafe Kicaj

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *