Eja ndihmo edhe ti, tani e ke rastin – REZERVO TIKETEN ONLINE
November 27, 2017
0 comments
Share

Eja ndihmo edhe ti, tani e ke rastin – REZERVO TIKETEN ONLINE

Me çdo blerje të një tikete ju do të kontribuoni në qëllimin tonë e ajo është mbledhja e sa më shumë fonde për të ndihmuar ndonjë fëmijë që me të vërtet ka nevojë. Nga ana tjetër, kjo do jetë një spektakël sportiv që do mbahet në mend shumë gjatë, sepse organizatori Mustaf Kicaj së bashku me promotorin Avdyl Salihu kanë përgatit një program të madh duke u paraqit në ring luftëtar me zemër humanitare ku vijnë enkas nga e gjithë bota vetëm e vetëm për ti dal në thirrje këtij aktiviteti, ndër ta ftesës iu janë bashkëngjit edhe njësiti i kampit të Bondstilit që do të garojnë poashtu në ring. Cekim se pritet të zhvillohet mbi 25 ndeshje në sportet luftarake në Thay Boxing, Boks, Kikboks, MMA dhe Karate, ku do të ketë edhe program zbavitës. Dy ndeshje do jenë për titull. Në njërën Gezim Selmani do te ndeshet me Borce Ivanovski nga Bullgaria, kurse Burim Rama pret së shpejti kundërshtarin për titull bote SPF.

Shitja e tiketave do të filloj tre javë para evenimentit dhe atë do ta gjeni në bazat tona në Ferizaj, kurse sa i përket VIP Tiketave ato mund ti rezervoni nga tani online nëpërmjet faqes së FB – Mustaf Musti-gym Kicaj 0041796969691 dhe Avdyl Salihu.

SQARIM: Për tiketat nga Tribuna kemi shkuar me një çmim real sa i përket kushteve të Kosovës (3 euro). Kemi planifikuar me nda edhe tiketa Gratis për shoqata të ndryshme, kurse Vip personat ku janë edhe ata që mund të kontribuojnë më shumë është diç më shtrejt.  

Ju lutemi ndihmoni fëmijët dhe për këtë mundeni të kontribuoni në:

Credit Suisse Bank CH41 0483 5150 4281 9100 2 

Shoqata Benefiz Event  SËIFT/BIC code: CRESCHZZ80A

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *