Egzon Maliqaj kundër hungarezit, Laslo. Vitin e ardhshëm kalon në profesionalizëm
August 29, 2017
0 comments
Share

Egzon Maliqaj kundër hungarezit, Laslo. Vitin e ardhshëm kalon në profesionalizëm

Boksieri me prejardhje nga Suhareka por që punon dhe vepron në Aargau të Zvicrës më 16 shtator do të ngjitet në ring edhe atë në palestrën e Sportit “MZH Brühl” në Gebenstorf.

Egzon Maliqaj ekskluzivisht për portalin e specializuar për sporte luftarake, “ArenaRing” ka zbuluar emrin e kundërshtarit të tij i cili është hungarezi, Kosák Làsló. Maliqaj i cili është anëtar i reprezentacionit të Zvicrës thotë se përgatitjet e fundit është duke i zhvilluar në klubin e tij dhe shpreson se do të arrij fitore ndaj hungarezit.

Ndryshe, boksieri kosovar ka një karrierë për të respektuar, ai deri më tani ka arrit të fitoj shtatë tituj në Zvicër, ku ka mbi 110 ndeshje amatore. Ai vitin e kaluar në Thailand Chiang Mai kishte fituar madje medalje të bronztë në Kampionatin botëror për student. “Gjatë karrierës sime amato7rike kam fituar shumë tituj  andaj ka ardhur koha të kaloj në profesionalizëm dhe këtë do e bëj vitin e ardhshëm”, tha Egzon Maliqaj.

Ndryshe, ndeshja kundër hungarezit që do të zhvillohet më 16 shtator pritet të zhvillohet në ora 23:00 pasi kjo do jetë edhe përballja kryesore. “ArenaRing” do ju sjell të gjitha ndodhitë e këtij meçi edhe në vazhdim.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *