egjenda St-Pierre rikthehet në kafaz
February 4, 2019
0 comments
Share

egjenda St-Pierre rikthehet në kafaz

Kampioni i dyfishtë i botës në artet marciale mikse, kanadezi Georges St-Pierre, ka konfirmuar se mund të rikthehet sërish në kafaz në fund të këtij viti (në nëntor), për t’u përballur me kampionin e botës në peshën e lehtë Khabib Nurmagomedov. Kanadezi ka fituar më parë titullin kampion bote të peshës “welter” (pesha 71-77kg) dhe më pas atë të peshës së mesme (pesha 77-84kg).

Me këtë rikthim në kafaz pas dy vitesh pushim, ai kërkon të shkruajë historinë, për t’u shpallur kampion edhe në një peshë të tretë, atë të lehtë (pesha 66-70kg). “Ka disa muaj që menaxheri im është duke biseduar me UFC-në për mundësinë e një dueli ndaj Khabib Nurmadomedov. Është e qartë që të dy e duam këtë sfidë. Nuk ka asnjë inat apo rivalitet mes nesh, thjesht respekt”, tha St-Pierre, tashmë 37 vjeç.

Ajo që më shtyn të rikthehem në kafaz dhe të vazhdoj më tej është fakti se dua të provoj të mund një sportiest që duket i pamposhtur. Kjo është gjëja më e vështirë për t’u realizuar. Gjithsesi, kjo mbetet edhe një sfidë për mua. Khabib, sipas meje, është luftëtari më i mirë në botë. Është i jashtëzakonshëm, fiton çdo raund dhe nuk ka treguar pika të dobta, ndaj mbetet një problem për t’u zgjidhuar për mua”, tha kanadezi.

Kanadezi Georges St-Pierre

Gjithsesi, Georges St-Pierre pranon se për të realizuar këtë sfidë duhet të bindë edhe UFC-në. “Ky sport është biznes dhe nuk e di nëse Dana White e pranon këtë sfidë. Unë jam në fundin e karrierës time, ndërsa Khabib është ende i ri, ndaj kam frikë se do të refuzojnë”, u shpreh kampioni kanadez, 26 fitore e 2 humbje në UFC. St-Pierre nuk humbet prej 13 ndeshjesh dhe sfidën e fundit e ka zhvilluar në nëntor të 2017-ës.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *