Edonis Hamza synon në të ardhmen profesionalizmin
January 17, 2018
0 comments
Share

Edonis Hamza synon në të ardhmen profesionalizmin

Djaloshi me prejardhje nga Rahoveci, Edonis Hamza, dal ngadalë ka fillua të tregoj kualitetin e tij në Hamburg duke arritur pesë fitore të njëpasnjëshme në këtë vend. Ai ka fillua me kikboks në Kosovë por pas disa viteve ai u desh të largohet nga vendi për një jetë më të mirë dhe kështu regjistrohet në një klub të respektuar në këtë vend Sv Polizei Hamburg.

Për portalin për sportë luftarake “ArenaRing” djaloshi 18 vjeq ndihet i lumtur që po i jepet një shanse e madhe që në të ardhmen pse jo të debutoj edhe në boksin profesionist.

“Në Hamburg kam të gjitha kushtet për tu bë boksier i mirë, ndërkohë që edhe trajneri im është shumë profesional. Për momentin kam ndërpre pak stërvitjet sepse kam pasur një operim të vogël por shpejt filloj me tempin e njejtë. Synimi im është që pas 2-3 viteve të futëm në profesionalizëm dhe shpresoj shumë se këtë qëllim do ta arrij”, deklaroi Hamza.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *