Edonis Beqiri pret duel me boshnjakun Nikolla Matiç
October 3, 2017
0 comments
Share

Edonis Beqiri pret duel me boshnjakun Nikolla Matiç

Boksieri me prejardhje nga Makreshi i Gjilanit por që jeton dhe vepron në Gjermani, Edonis Beqiri, ka vazhduar me përgatitjet e tija për ndeshjen e ardhshme që do ta zhvillon në dhjetor. Ai për portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing’ tha se pret për kundërshtar të ketë boshnjakun Nikolla Matiç.

“Ende nuk është e sigurt përballja ime me boshnjakun ndoshta do jetë edhe dikush tjetër, por kjo krejt varet se kush ka pikë më shumë. Qe katër javë kam filluar me përgatitje bazike për forcë në Berlin kurse më pas në Camp te Zijo Polion në Karlsruhe. Ky takim pritet të zhvillohet në Gjermani sepse këtu e kam përkrahjen ma të madhe dhe besoj se do të arrij deri tek triumfi”, tha Beqiri.

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *