Edmond Zefi të shtunën pret fitore ndaj Kassango
February 24, 2020
0 comments
Share

Edmond Zefi të shtunën pret fitore ndaj Kassango

Më 29 shkurt në “Villa Miami Glattbrugg” të Cyrihut do të zhvillohet edhe një spektakël i boksit profesionist ku do paraqitet edhe boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi i cili do ti kryqëzoj dorëzat ndaj zviceranit, Cedrik Kassango. Ai disa ditë ishte në përgatitje tek menaxheri i tij, Muharrem Gjocaj në Zvicër kurse më pas ka zhvilluar përgatitjet tek klubi i tij.

“Kanë mbetur edhe 6 ditë nga ndeshja kundër një boksieri me përvojë të madhe, por, unë ju falënderoj për përkrahjen e jashtëzakonshme e cila edhe kësaj radhe e di që nuk mungon dhe për mua është forcë për fitore bindëse. Unë jam i përgatitur maksimalisht për të ju dëshmuar që jam një e ardhme e boksit dhe që përkushtimi dhe sukseset do të vazhdojnë”,tha Zefi duke falënderuar menaxherin e tij Gjocaj si dhe portalin tonë që po i jep gjithnjë mbështetje mediale.

 

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *