Edmond Zefi pritet të ndeshet me serb më 6 prill
Boksieri me prejardhje nga Kosova por që jeton dhe vepron në Çeki, Edmond Zefi, më 6 prill do të zhvilloj ndeshjen e tij të tretë në boksin profesionist, mirëpo kundërshtari i tij do të zbulohet në ditët e ardhshme, pasi matchmakeri, Avdyl Salihu, është në biseda me dy boksier, njëri nga Bullgaria kurse tjetra nga Serbia dhe po diskutohen vetëm pjesa teknike për tu realizuar ballafaqimi.
Zefi për portalin për sporte luftarake “ArenaRing” thotë se do të vazhdoj me fitoret e tij sepse është në formë të shkëlqyer.
“Vazhdimisht jam gati për duelet që më presin në boksin profesionistë, dhe tani sërish pres fitore më 6 prill. Ndryshe, jemi në biseda me një boksier me përvojë nga Serbia, por emrin e tij do ta zbuloj në momentin kur gjithçka bëhet zyrtare. Shpresoj se do ta kem përkrahjen e madhe nga publiku shqiptar”, thotë për portalin për sporte luftarake “ArenaRing”, Edmond Zefi.