Edmond Zefi me 25 shtator ndeshje ndaj mongolit
September 1, 2020
0 comments
Share

Edmond Zefi me 25 shtator ndeshje ndaj mongolit

 

Edmond Zefi, boksier profesionist që e menaxhon menaxheri i njohur shqiptar, Muharrem Gjocaj më 25 shtator në Ustí Nad Labem në Çeki do të zhvilloj ndeshjen e tij të ardhshme, kurse kundërshtar i tij do të jetë boksieri me prejardhje nga Mongolia, Bazargur Jugder.

Për këtë përballje boksieri kosovar kryesisht është përgatit në Çeki. “Përshkak pandemisë nuk kam mundur edhe shumë të dal jashtë shtetit që të zhvilloj përgatitjet e mija, kështu që jam koncentruar të njëjtat ti zhvilloj në klubin amë me trajnerin tim por edhe me disa sparingje. Po ndihem mirë dhe besoj se me 25 shtator do të arrij fitoren e radhës në boksin profesionist”, thotë Edmond Zefi i cili fton shqiptarët që gjenden në Çeki por edhe jashtë ta mbështesin në këtë përballje ndërkohe që ka falënderuar publikisht menaxherin e tij Muharem Gjocaj i cili po interesohet gjithnjë për të, klubin e tij ku stervit BFC Liberec, ndërkohë që Zefi falënderon dhe portalin e specializuar për sporte luftarake “ArenaRing” që gjithmonë e mbështet kudo që paraqitet.

 

Comments

No Comments Yet! You can be first to comment this post!

Write comment

Your data will be safe! Your e-mail address will not be published. Also other data will not be shared with third person. Required fields marked as *